Dyqan online për biznesin tuaj

Produktet tuaja në faqen tuaj, secili me foto dhe çmim, që klienti të porosisë pa ardhur në dyqan. Shisni edhe natën, edhe të dielën, edhe te njerëz në qytete të tjera që s’do të vinin kurrë deri te ju.

Na shkruani në WhatsApp

Çmimi: Dyqan online

nga €590

Gjithçka që ka faqja, plus shitja online.

  • Deri në 50 produkte të vendosura nga ne
  • Foto, çmim dhe përshkrim për secilin
  • Çmimet e transportit për qytetet ku dërgoni
  • Porositë ju vijnë me numrin e klientit
  • Kërkim që punon edhe pa ë dhe ç
  • Pagesa në dorë kur vjen porosia

Gjithçka që ka faqja e internetit, plus shitja online. Paguhet paraprakisht, para se të fillojmë. Pa tarifë mujore për platformën.

Na shkruani në WhatsApp

Shihni të gjitha çmimet

12 900 L SHTO Foto e qartëe produktit Çmimi shihet menjëherë Klienti porosit vetë,edhe në 2 të natës

Çfarë merrni

  • Çdo produkt me foton, çmimin dhe përshkrimin e vet
  • Çmimi i transportit për qytetet ku dërgoni
  • Një kuti kërkimi që e gjen “bojler” edhe kur njerëzit nuk shkruajnë ë apo ç
  • Porositë ju vijnë direkt, me numrin e telefonit të klientit
  • Dyqani në shqip, anglisht dhe italisht nëse shisni edhe jashtë
  • Faqe që Google i lexon, që kush kërkon një produkt të gjejë dyqanin tuaj

Çfarë bëri për dyqanin tonë

  • 764faqe të dyqanit të regjistruara në Google
  • 157vizita nga Google vetëm në shtator
  • 2 750herë që dyqani u shfaq në kërkimet e Google në shtator
  • 198faqe që dolën në Google për herë të parë në shtator

Burimi: Google Search Console për gremihidrosanitare.com: raporti i shtatorit 2026, dhe faqet në Google të numëruara më 23 shtator 2026. Lexoni si e ndërtuam

Një dyqan që u përgjigjet klientëve para se t’ju telefonojnë

Shumica e klientëve pyesin të njëjtat dy gjëra: a e keni, dhe sa kushton. Një dyqan online u përgjigjet të dyjave në çdo orë, pa pasur nevojë që dikush të ngrejë telefonin.

E ndërtuam fillimisht për dyqanin tonë hidrosanitar, ndaj e dimë çfarë shkon keq: foto që mungojnë, çmime që s’i përditëson askush, dhe një kërkim që s’gjen asgjë. Klienti që kërkon dhe s’gjen asgjë nuk ju pyet. Ikën.

E shkruar me dorë, apo shabllon?

AzothNjë faqe e zakonshme me shabllon
Shpejtësia në telefonE ndërtuar fillimisht për telefon, vetëm me kodin që i duhet faqesMund të ngadalësohet kur shtohen tema dhe plugin-e
Kosto mujoreAsnjë nga ne; paguani vetëm domeninShpesh hosting dhe plugin-e me pagesë çdo vit
MirëmbajtjaS’ka plugin-e për t’u përditësuarPlugin-et dhe tema duan përditësime të rregullta
NdryshimetNa i dërgoni në WhatsApp dhe i bëjmë neMund ta ndryshoni vetë nga paneli
PamjaE bërë për biznesin tuajE njëjta temë si shumë faqe të tjera

Si shkon puna

  1. Na dërgoni emrin e biznesitNjë mesazh në WhatsApp. Ky është i gjithë hapi i parë.
  2. Një analizë falas brenda dy ditëshÇfarë shohin klientët kur ju kërkojnë sot, dhe çfarë duhet rregulluar në fillim.
  3. Çmimi para se të fillojë punaE dini sa kushton para se të fillojmë. Nuk ka tarifë mujore për platformën.
  4. E ndërtojmë, dhe e mbajmë nëse doniOse ju tregojmë si ta mbani vetë.

Këtë e bëmë fillimisht për bizneset tona

Për dyqanin tonë hidrosanitar ndërtuam një dyqan online të plotë në shqip, anglisht dhe italisht. Çdo produkt ka çmimin dhe mund të blihet online, me transport për çdo qytet të Shqipërisë. Shihni te Punët tona

Horus, një markë veshjesh pa dyqan fizik, shet vetëm online. Fotot, emri dhe profili në Instagram, me mbi 870 ndjekës, janë i gjithë biznesi. Shihni te Punët tona

Pyetje që na bëjnë

Sa kushton një dyqan online?

Një dyqan online fillon nga €590, me deri në 50 produkte të vendosura nga ne, secili me foto, çmim dhe përshkrim, me çmimet e transportit për qytetet tuaja dhe pagesën në dorë. Një dyqan më i madh kushton më shumë, dhe çmimin e dini para se të fillojë puna.

A mund të paguajnë klientët me para në dorë?

Po. Shumica këtu paguajnë kur u vjen porosia, ndaj e vendosim këtë mundësi. Pagesa me kartë online mund të shtohet nëse e doni.

A duhet t’i shtoj vetë të gjitha produktet?

Jo. Na dërgoni çfarë shisni, me foto dhe çmime, dhe i vendosim ne. Pastaj mund ta mbajmë të përditësuar ne, ose t’ju tregojmë si ta bëni vetë.

A mund të jetë dyqani në shqip dhe anglisht?

Po. Dyqani ynë punon në shqip, anglisht dhe italisht.

A paguaj para se të filloni?

Po. Çmimin që biem dakord e paguani paraprakisht, pastaj fillojmë. Para se të paguani, e dini saktësisht çfarë merrni dhe sa kushton.

Kujt i përket dyqani?

Juve. Domeni regjistrohet në emrin tuaj, dhe faqja mbetet e juaja edhe nëse nuk punoni më me ne.

Filloni me emrin e biznesit

Na e dërgoni në WhatsApp. Brenda dy ditësh merrni falas një raport të shkurtër që tregon çfarë shohin klientët kur ju kërkojnë, dhe çfarë duhet rregulluar në fillim.

Na shkruani në WhatsApp