Nga puna jonë · dyqan online
Nga një faqe Facebook te një dyqan online në tri gjuhë
Një dyqan hidrosanitar që u shiste vetëm klientëve që vinin vetë. Tani çdo produkt ka faqen e vet, me çmim dhe mundësi porosie, në shqip, anglisht dhe italisht.


- 301produkte online, secili me çmim
- 3gjuhë: shqip, anglisht, italisht
- 16udhëzues blerjeje për pyetjet e klientëve
- 5,0në Google
Para
Pa faqe interneti. Vetëm një faqe Facebook dhe emri që kalonte gojë më gojë. Klientët në qytete të tjera nuk kishin si ta shihnin çfarë kishte në stok apo sa kushtonte.
Çfarë ndërtuam
- Një dyqan online ku çdo produkt ka çmimin dhe mund të porositet, nga bojlerët te rubinetët.
- Kërkim që kupton si shkruajnë njerëzit në të vërtetë: “bojler”, “mishelator” dhe fjalë pa ë dhe ç.
- Çmimi i dërgesës për çdo qytet të Shqipërisë, dhe dërgesë në Kosovë.
- Një faqe për çdo markë dhe për çdo madhësi bojleri, kondicioneri dhe rubineti, që dyqani të dalë në Google për kërkimet e sakta.
- Udhëzues blerjeje në shqip të thjeshtë, për pyetjet që klientët bëjnë në dyqan.
- Profili në Google, dhe WhatsApp e telefoni në çdo faqe.
Çfarë ndodhi në Google
- 764faqe të dyqanit të regjistruara në Google
- 157vizita nga Google vetëm në shtator
- 2 750herë që dyqani u shfaq në kërkimet e Google në shtator
- 198faqe që dolën në Google për herë të parë në shtator
Burimi: Google Search Console për gremihidrosanitare.com: raporti i shtatorit 2026, dhe faqet në Google të numëruara më 23 shtator 2026.
Në kompjuter dhe në telefon



Doni një të tillë për dyqanin tuaj?
Një dyqan online fillon nga €590, me 50 produktet e para të vendosura nga ne. Çmim fiks, i qartë para se të fillojmë.
Na shkruani në WhatsApp