Sa kërkon tregu
Studiot shqiptare që i publikojnë çmimet e vendosin një dyqan bazë rreth €600 deri në €750. Agjensitë që ndërtojnë mbi platforma të posaçme japin çmime nga disa mijëra euro e lart. Të dyja janë të ndershme; thjesht nuk blejnë të njëjtën gjë.
Pyetja nuk është “sa lirë”, por “sa produkte, si do të paguajnë njerëzit, dhe kush e mban të përditësuar”.
Çfarë e ndryshon çmimin
Produktet. Njëzet produkte me foto të mira janë punë e vogël; pesëqind produkte me masa dhe ngjyra janë punë e madhe. Dikush duhet të vendosë çdo emër, çmim dhe foto, dhe zakonisht kjo është kostoja më e madhe.
Pagesa. Pagesa në dorë kur vjen porosia nuk kushton asgjë për t’u vendosur, dhe kështu blejnë ende shumica këtu. Pagesa me kartë kërkon POS virtual nga banka, që bankat shqiptare e paguajnë për ta hapur dhe që kërkon biznes të regjistruar.
Transporti. Një dyqan që tregon çmimin e transportit për çdo qytet para porosisë humbet shumë më pak klientë se ai që thotë “do t’ju telefonojmë”.
Kostot mujore që nuk i përmend askush
Disa platforma marrin tarifë mujore përgjithmonë, plus një përqindje nga çdo shitje. Për tre vjet kjo mund të kushtojë më shumë se vetë dyqani. Pyesni sa do paguani çdo muaj nga tani e tutje, dhe kujt i përket dyqani nëse ndaloni pagesën.
Kostoja tjetër mujore është koha: çmimet ndryshojnë, produktet mbarojnë, fotot vjetrohen. Një dyqan që nuk e përditëson askush ndalon të shesë pa u vënë re.
Sa marrim ne
Dyqani ynë online kushton €590: deri në 50 produkte të vendosura nga ne, foto, çmim dhe përshkrim për secilin, çmimet e transportit për qytetet tuaja, pagesa në dorë, një kërkim që e gjen “bojler” edhe pa ë, dhe pa tarifë mujore platforme.
E ndërtuam fillimisht për dyqanin tonë hidrosanitar, në shqip, anglisht dhe italisht. Çdo gabim që mund të bëjë një dyqan online, e bëmë aty i pari dhe e rregulluam.
Vazhdoni të lexoni: Dyqan online — Të gjitha çmimet — Sa kushton një website