Projekti ynë · faqe punësh

Kolegu: punët për studentë në një vend, me kontroll për mashtrimet

Kolegu është projekti ynë. Studentët gjejnë punë part time, online dhe pa eksperiencë pa kaluar nëpër dhjetë faqe e grupe, dhe faqja rifreskohet vetë çdo mëngjes. Falas për studentët, në shqip dhe anglisht.

Kolegu: punët për studentë në një vend, me kontroll për mashtrimet
  • 350punë në faqe më 25 nëntor 2026
  • 17lloje punësh, secili me ikonën e vet
  • 2gjuhë: shqip dhe anglisht
  • 0 €për studentët: kërkimi, CV-ja dhe kontrolli

Problemi

Punët për studentë ishin të shpërndara nëpër aplikacione punësh, faqe njoftimesh, grupe në Facebook dhe faqet e kompanive. Shumica janë me kohë të plotë, shumë nuk e thonë pagën, dhe asgjë nuk të ndihmon të dallosh një ofertë të vërtetë nga një mashtrim.

Çfarë ndërtuam

  1. Një kërkim i vetëm për punët nga faqet e punës, njoftimet dhe faqet e kompanive, i rifreskuar çdo mëngjes. Njoftimet që skadojnë hiqen vetë.
  2. Filtrat që u duhen studentëve: part time, online, pa eksperiencë, me pagë të shkruar, pasdite, dhe faqe për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën.
  3. Një ikonë për çdo lloj pune, që lista të kuptohet me një shikim, pa lexuar çdo rresht.
  4. CV falas: të pyet një gjë në një kohë dhe të jep një PDF të pastër, në shqip ose anglisht. Mbetet në telefon derisa ta dërgosh me një aplikim.
  5. Kontroll për mashtrimet: ngjit çdo njoftim pune dhe shiko shenjat e rrezikut, plus një udhëzues për 8 shenjat e punëve false.
  6. Punëdhënësit i postojnë vetë punët, falas. Postimi i parë i një punëdhënësi të ri kontrollohet me dorë para se të dalë.
  7. Faqe në anglisht për studentët e huaj dhe për këdo që kërkon punë në anglisht.

Në kompjuter dhe në telefon

Kolegu në kompjuter
Kolegu në kompjuter
Punë part time në Tiranë, në telefon
Punë part time në Tiranë, në telefon
Një punë me të dhënat në pesë rreshta
Një punë me të dhënat në pesë rreshta
CV falas
CV falas
Kontrolli për mashtrimet
Kontrolli për mashtrimet

Keni një ide për një faqe si kjo?

Një faqe me kërkim, bazë të dhënash dhe postime nga vetë përdoruesit kushton sipas asaj që duhet të bëjë. Na tregoni idenë dhe merrni një çmim fiks para se të fillojmë.

Na shkruani në WhatsApp